“Pazza Inter”, emocione, fitore dhe kryesim i përkohshëm

0

Një vit më parë ambienti zikaltër ishte në depresion total, sot Interi është i pari. E pabesueshme sa gjëra ndryshojnë me pak durim dhe me shumë punë. Interi i drejtuar nga Luçiano Spaleti është fitimtar, pak rëndësi ka që shpesh i ndërlikon gjërat vetë, sepse jo më kot i thonë “Pazza Inter”.

Kundër Sampdorias u duk autostradë: Shkriniar në minutën e 18-të hapi llogaritë, Mauro Ikardi shënoi në minutat 32 e 54. Perishiç e Ikardi goditën shtyllën në pjesën e parë, Perishiç goditi edhe një shtyllë pas golit të tretë dhe… të gjithë në shtëpi. Vetëm një problem: Duheshin edhe shumë minuta lojë dhe Interi nisi festën para kohe, duke lejuar Sampdorian të gjente një gol shprese me Kovnackin në minutën e 64-t, para se Kualiarela në minutën e 85-të t’i fuste të dridhurat San Siros. 8 minuta të gjata, me gjithë shtesën, por Interi u mbajt fort, duke vuajtur, derisa erdhi fishkëllima finale.

Interi është i pari, të paktën deri nesër, Ikardi shkon në kuotën e 11 golave dhe interistët tashmë mund të qëndrojnë të qetë, Interi është drejt kthimit te madhështia.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image