Pavon “braktis” Arsenalin, argjentinasi bën zgjedhjen e çuditshme!

Botërorin e vitit të kaluar të organizuar në Rusi, tek Argjentina surprizat ishin të shumta. Një prej tyre ishte padyshim Kristian Pavon, i cili ishte një ndër lojtarët më të përdorur nga trajneri Sampaoli.

Pavon ra në sy për shpejtësinë e tij, teksa gjithashtu ishte dhe një lojtar në moshë të re. Për këtë arsye ishin të shumta klubet që kërkuan shërbimet e tij, me Boka Zhuniors që nuk pranoi të privohej nga shërbimet e yllit të saj.

Gjithsesi, këtë sezon duket se ka ndryshuar gjithçka dhe Boka është bindur që duhet ta lirojë 23-vjeçarin. Arsenali ka qenë në “pole-position” për shërbimet e Pavon, por së fundmi “Topçinjtë” tronditen nga një ekip surprizë.

Sipas mediave në Argjentinë, Pavon është shumë pranë kalimit te Los Anxhelos Galaksi, me gjigantët e MLS-së që duket se kanë gjetur marrëveshjen me Boka Zhuniors. Kështu, Pavon duket se do të bashkohet me Zllatan Ibrahimoviç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *