“Pavarësisht dënimit dhe mërzisë”, tifozët korçarë për ndeshjen me Partizanin: Koha e MBRETIT!

Pushimet janë lënë pas për ekipet e Superiores, që do të vazhdojnë kampionatin në mesjavë. Ndeshje të bukura do të rikthehen menjëherë për sportdashësit, ku veçohet përballja mes Skënderbeut dhe Partizanit.

Korçarët po tregojnë se me Ilir Dajën në krye nuk do të dorëzohen, pavarësisht momentit jo të mirë. Ndërkohë Partizani do të ketë debutimin për këtë sezon të ri të trajnerit Sormani, që është rikthyer te stoli i të kuqëve pas shumë kohësh.

Tifozët e Skënderbeut, më saktësisht “UED” njoftojnë se do të jenë prezent për të mbushur stadiumin në këtë sfidë, pavarësisht të gjitha vështirësive. /Sport Ekspres/