Pavard: Interesi i Bajernit me gëzon, por unë i kam gjërat e qarta

Emri i Benzhamin Pavard u përfol si një ndër transferimet më të mundshme të Bajernit gjatë merkatos së kaluar. Por, në fund nuk rezultoi kështu, ndoshta edhe për shkak të hezitimit të PSG-së për të shpenzuar 50 milionë euro për kartonin e Zherom Boateng, transferim ky që nëse do kryhej do t’i hapte rrugë kalimit të francezit te kampionët e Gjermanisë.

Por, për qendërmbrojtësin e Shtutgartit, nuk ka asnjë hatër mbetje. Në një intervistë të kryer në qendrën stërvitore të përfaqësueses franceze, Pavard tha: Në mendjen time gjithçka ka qenë e qartë që në fillim. Gazetarët më kishin veshur fanellën e Bajernit që pas Botërorit, por kjo është puna e tyre, të krijojnë lajme.

“Tani jam pjesë e një klubi të madh si Shtutgarti dhe ndihem shumë mirë atje. Interesi i Bajernit më emocionoi, pasi bëhet fjalë për një skuadër elitare, por asgjë më shumë. E ardhmja ime do të vendoset verën e ardhshme”, tha 22-vjeçari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *