Pasuesi i Ramsej, Arsenali piketon francezin e Serie A

Arsenali thuhet se ka i bërë një ofertë zyrtare Fiorentinës për transferimin e mesfushorit francez, Xhordan Veretut. 26-vjeçari ka bërë një sezon mbresëlënës për skuadrën vjollcë dhe disa skuadra janë vënë pas tij. “L’Equipe” raporton se Napoli dhe Arsenal do të luftojnë për shërbimet e tij.

Arsenali humbi Aron Ramsej këtë verë, me uellsianin që udhëtoi drejt Torinos për të nënshkruar me Juventusin, si një një lojtar i lirë. “Topçinjtë” po kërkojnë pasuesin e tij. Veretut duket një lojtar i ngjashëm me Ramsej, megjithatë, Unai Emeri e sheh më shumë si një mesfushor para mbrojtjes, me tipare defensive.

Veretut vlerësohet plot 20 milionë euro nga Transfermarkt, por siç raportojnë mediat italiane, Fiorentina kërkon 35 milionë. Kjo shumë pritet të paguhet nga skuadra londineze dhe Veretut do të ishte transferimi i parë i Arsenalit këtë merkato.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *