Pasuesi i Pulisiç është piketuar, shifër rekord nga Dormundi

0

Borusia e Dortmundit kërkon të përforcohet dhe sytë i ka hedhur në Premier Ligë. Verdhezinjtë kanë piketuar Uilfrid Zaha është dëshira e merkatos për klubin gjerman, që synon të zëvendësojë Kristian Pulisiç. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë rinovoi para pak kohësh me Kristal Palas deri në vitin 2023, madje me një pagë që shkon në 130 mijë sterlina në javë.

Uilfrid Zaha

Ky sezon nuk ka qenë fort i mirë për sulmuesin 26-vjeçar, i cili ka arritur të shënojë vetëm dy gola dhe të asistojë tre herë këtë kampionat. Gjithsesi Kristal Palace nuk heq dorë kollaj nga sulmuesi, të paktën jo për më pak se 50 milionë sterlina.

Për Dortmundin transferimi i Zaha do të vendoste një rekord të ri. Andrea Shurle nga Volfsburgu kaloi te verdhezinjtë për shumën e 30 milionë eurove. Sulmuesi gjerman është ende transferimi më i shtrenjtë i Dortmundit.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.