Pasuesi i Pepe, Lil “hap thesin” për sulmuesin e Brazilit

0

Lilë është gati të shesë Nikolas Pepe për shumën e 80 milionë eurove. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë është mes Arsenalit dhe Napolit, por “topçinjtë” janë në avantazh për të siguruar shërbimet e tij.

Klubi francez do të luajë në grupet e Champions Ligës sezonin që pritet të nisë dhe ka piketuar zëvendësuesin e Pepes. Drejtori sportiv, Luis Kampos ka fluturuar drejt Brazilit ditën e diele për të mbyllur akordin me një lojtar, i cili ka edhe pasaportë europiane raporton gazetari Manu Lonjon.

Emri i sulmuesit nuk bëhet i ditur, por dyshohet se është Everton Soares. Sulmuesi i Gremios vlerësohet 40 milionë euro. Për të interesohen disa klube europiane, ndërsa Milani e monitoronte prej kohësh.

Kërkesat e larta të Gremios i kanë stepur të gjithë. Përveç Lilës, që ka vendosur të zëvendësojë Pepen dhe të investojë te lojtari latin që shkëlqeu me Brazilin në Kupën e Amerikës.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.