Pastaj e gjykojnë nga shtëpia? 4 shtete dhe 3.500 km, njihuni me tifozin e çmendur pas Shqipërisë

Kur Kombëtarja nuk ka rezultate të mira, atëherë të gjithë janë gati për të sulmuar futbollistët kuqezi. Madje edhe ata që e shohin gjithmonë Shqipërinë nga televizori apo lokali. Por pak shembull vjen nga Gerasimos Fetsani.

Një tifoz i çmendur pas Shqipërisë me gjithë kuptimin e fjalës. Pasi i ka ndjekur dy takimet e fundit të zhvilluara në transfertë, ka udhëtuar për 5 ditë në 4 shtete. Jo pak, por 3500 kilometra janë përshkruar në udhëtimin e tij, duke lëvizur me 5 autobuza dhe 3 avion. Si përfundim? Pavarësisht humbjes, Shqipëria është më e mira. /Sport Ekspres/