Pasi “dërrmoi” PSG-në, Barcelona “blindon” yllin kroat

0

Barcelona nuk është marrë gjatë me festime për triumfin e pabesueshëm 6-1 në Ligën e Kampioneve kundër PSG-së. Klubi ka nisur punën si zakonisht dhe sot ka mbylur marrëveshjen me mesfushorin kroat Ivan Rakitiç, për rinovim kontrate deri në vitin 2021.

Në formë të shkëlqyer dhe konstant në rendimentin e vet, Rakitiç ka dhënë një kontribut fantastik te Barcelona, ndaj rinovimi është detyrim, duke shtuar edhe një klauzolë prej 125 milionë eurosh për prishjen e kontratës, sipas faqe zyrtare të klubit.

Kroati 28-vjeçar është kthyer në futbollist kyç te Barça, që kur u bashkua nga Sevilja, në vitin 2014. Duke përfituar edhe nga krijimi i hapësirës pas largimit të të madhit Çavi, Rakitiç ka gjetur menjëherë vendin e vet në formacion, duke i shtuar më shumë forcë fizike mesit të fushës.

Ndryshe nga partnerët e mesfushës, Sergio Buskets e Andres Iniesta, Rakitiç nuk është rritur tek e famshmja La Masia, çka duket në lojën e tij, sepse ka një stil ndryshe në mënyrën e të luajturit. Edhe pse në mesfushë janë edhe emra si Arda Turan e Andre Gomesh, Rakitiç ka treguar se është superior dhe Barcelona e ka kuptuar se ky lojtar nuk duhet humbur.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image