Pasditja e Kukësit/ Nga fiksimi i Pakultit, te shpërblimi i majmë për fitoren

0

Fitorja e madhe me Partizanin bën që Kukësi të jetë praktikisht i sigurt në vendin e dytë dhe siç pritej nuk do të mungojë as premio për lojtarët

Një vit më parë në një barazim 1-1 në Tiranë Kukësi i afrohej shumë titullit kampion. Këtë edicion Kukësi pikërisht pas fitores me Partizanin hedh një hap të sigurt drejt vendit të dytë, pasi i sheh ndjekësit 9 pikë larg. Festë e madhe në kampin kuksian, duke ditur që vendi i dytë mund të vlejë pjesëmarrjen në Champions League. Burime për “Sport Ekspres” bëjnë me dije se drejtuesit e Kukësit e kanë gati shpërblimin për skuadrën. Ç’është e vërteta ekipi regjistroi fitoren e katërt radhazi dhe tani ndihet i sigurt për pjesëmarrjen në Kupat e Europës.

PREMIO – Një vit më parë lojtarët u shpërblyen pas barazimit me Partizanin dhe duket se “të kuqtë” janë kthyer nga një “mace e zezë” në një ogur të mirë për premio. Presidenti i Kukësit i ka mbledhur të tijtë në një darkë festive pa ndeshjes, ku nuk është lënë jashtë vëmendjes premio. Shpërblimi pritet të jetë i majmë, ku është përmendur shifra e 25 milionë lekëve të vjetra. Mbetet për t’u parë në ditët në vijim se sa do të jetë shifra që do u shpërndahet lojtarëve, për suksesin e kampionatit. Nuk është çudi që ky shpërblim të ndahet para ndeshjes me Laçin, si motivim akoma dhe më i madh për të arritur finalen e Kupës së Shqipërisë.

Pakult ka një “fiksim”, tifozët duan… titullin

-Peter Pakult e ka kthyer në zakon tashmë që para ndeshjes të vizitojë disa sektorë të stadiumit të Kukësit. Edhe para ndeshjes austriaku ka shkuar dhe është pozicionuar në sektorin e tifozëve miq dhe ka reflektuar vetëm.

-Kotobelli ishte zëvendësimi i parë i trajnerit Klevis Dalipi. Mbrojtësi sapo ka dalë nga fusha është drejtuar menjëherë në dhomat e zhveshjes, pasi po luheshin minuta e para të fundit të pjesës së parë, por duket se zëvendësimi nuk i ka pëlqyer aspak.

-Tifozët e Kukësit ditën e djeshme kishin mbushur stadiumin më shumë se zakonisht. Për t’u veçuar thirrjet : “Kukësi kampion”, duke kujtuar se janë ata mbretërit në fuqi.

-Edhe tifozeria mike ishte në një numër të konsiderueshëm, ku duhet përgëzuar për faktin se edhe pse skuadra e tyre po humbiste 4-0 për asnjë moment nuk u ndalën së mbështeturi lojtarë. Në fund nuk ka munguar dhe përshëndetja mes skuadrës dhe tifozëve.

-Donjet Shkodra është kritikuar në një moment ashpër nga tekniku austriak dhe menjëherë erdhi zëvendësime. Lojtari u zëvendësua, por takimi me trajnerin tregoi se nuk kishte të bënte ai moment me ndërrimin e tij.

-Në minutat e fundit ka pasur një problem me një tifoz në tribunën kryesore, por ka ndërhyrë menjëherë presidenti Safet Gjici dhe situata ka kaluar pa incidente.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.