Pasardhësi i Sarrit nuk vjen vetëm, buzëqeshin tifozët e Çelsit

0

Çelsi është pranë zyrtarizmit të trajnerit të ri. Pankina është bosh për momentin pas largimit të Mauricio Sarrit drjet Juventusit. Pasardhësi i tij do të jetë Frenk Lampard. Ish-mesfushori i madh është takuar me Abramoviç.

Mediat angleze raportojnë se akordi është arritur, por ka edhe një surprizë. Lampard ka patur një kërkesë të veçantë për presidentin rus. Trajneri, i cili drejtoi Derbi Kauntin sezonin e fundit, dëshiron Didier Drogba në stafin e tij.

Dy rikthime të bukura për tifozët, të cilët pritet të shijojnë dy nga futbollistët më të dashur. Jo më në fushën e blertë, por në stol me shpresën që do të udhëheqin Çelsin drejt sukseseve të mëdha.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.