Pas trukimeve në Spanjë fshihet mafia kalabreze

0

Vazhdon të pasurohet me fakte, prova dhe aludime, dita ditës, historia që mbulon misterin e skuadrës Eldense në Spanjë, teksa hetimet janë vetëm në hapat e para dhe dosja sapo ka nisur të plotësohet.

Sipas hetuesve, bëhet fjalë për një rrjet bastesh të jashtëligjshme të “ndrangheta”-s (mafia kalabreze) pas kësaj ndeshje mes Barcelonës B dhe Eldendes, në Segunda B spanjolle (kategoria e tretë), e mbyllur 12-0 për ekipin katalanas. Trajneri i skuadrës në fjalë, Filipo Vito di Pierro është arrestuar për korrupsion të mundshëm mes privatëve dhe është marrë në pyetje. E shkruan “El Confidencial”, sipas të cilës mafia kalabreze është futur në futbollin spanjoll për të rritur dhe pasuruar merkaton e basteve klandestine në Azi. Në janar, klubi i Eldës ka arritur një akord me italianin Nobile Kapuani, duke u prezantuar si përfaqësues i një kompanie investuesish, duke i dhënë edhe administrimin. Duke i qëndruar “El Confidencial” nuk bëhet fjalë për një grup pas Kapuanit, që mori kontrollin e klubit me bashkë me ortakët Erkole di Nikola, i përfshirë në Itali në 2015-n për një super hetim “Dirty Soçer”. Presidenti i Eldenses, që ka denoncuar dyshimet e ndeshjes me Barçën B, ka thënë se të dielën prishi çdo raport me grupin italian të Kapuanit.

 

“Me ato para, mund të blije apartament në Barcelonë”

Vazhdon të flasë lojtari i cili ishte i pari që akuzoi atë që kishte ndodhur me Eldensen. Përveç se shkroi në faqet e tij në rrjetet sociale se ndihej i hidhëruar dhe, madje, i turpëruar nga ajo që kishte ndodhur, Sheik Saad ka folur me policinë dhe ndërkohë zbulon në media detaje të reja: “Trajneri dinte gjithçka, po u kthye ai, unë largohem. Janë 4-5 lojtarë që marrin pjesë në trukim, emrat ia kam dhënë policisë. Trukimet bëhen prej disa ndeshjesh, edhe skuadrat kundërshtare janë habitur në disa raste. Çdo lojtar i përfshirë ka fituar pará mjaftueshëm për të blerë një apartament në Barcelonë”. Sa për kuriozitet, një apartament normal në Barcelonë zor se gjendet poshtë 150.000 eurove…

Përfundon në pranga trajneri italian

Sipas asaj që ka zbuluar “Mundo Deportivo”, në fakt, pas humbjes 12-0 ndaj Barcelonës B dhe akuzave të lojtarit Sheik Sad dhe presidentit David Agilar, trajneri italian Filipo Vito di Pierro (që në janar i qëndron pranë Fran Ruizit) është ndaluar mbrëmjen e pardjeshme nga policia spanjolle me akuzën e mashtrimit. Sipas të përditshmes iberike, trajneri është pyetur dje në mëngjes në komisariatin e Eldes. Ishte denoncimi i presidentit Agilar ai që solli edhe këtë valë hetimesh dhe arrestimi i trajnerit.

Vetëm dy ditë më parë, Sheik Sad, sulmuesi i Eldenses, tha se çuditërisht u hoq nga formacioni bazë vetëm gjysmë ore përpara ndeshjes, ndërsa sipas tij janë katër lojtarë ata që kanë trukuar këtë sfidë. “T’i thyej turinjtë nëse e shisni!”, i ka thënë sulmuesi trajnerit, teksa në disa raste është kapur gati me grushta me lojtarët e tjerë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image