Pas triumfit ndaj Bylisit, Lushnja merr një sihariq nga FSHF-ja

0

Më mirë vonë, se kurrë! Kjo mund të thuhet për Lushnjen, që është kthyer në Superiore pas triumfit ndaj Bylisit dhe prej sezonit të ardhshëm do të ketë një fushë të re e ambiente moderne.

Federata Shqiptare e Futbollit, në një bashkëpunim të ngushtë me Bashkinë e Lushnjes, kanë nisur menjëhere kontaktet dhe punën për pjesën kryesore të infrastrukturës, atë të rikonstruksionit të stadiumit, tashmë që skuadra do të jetë sërisht pjesë e Kategorisë Superiore për edicionin 2017-2018.

Impianti “Roza Haxhiu” do ti nënshtrohet shumë shpejt një rikonstruksioni që ka të bëjë me disa anekse të tij, si: Rregullimi i ambienteve të brëndshme, dhomat e zhveshjeve, zonën e medias dhe nërrethimin e jashtëm. Kjo pjesë, sipas takimit të sotëm në Bashkinë e Lushnjes mes një delegacioni të FSHF-së dhe Kryetarit te Bashkisë Fatos Tushe, do të merret përsiper dhe do të mbulohet nga vetë Bashkia dhe klubi.

Ndërsa nga ana e saj, FSHF do të marrë përsiper furnizimin dhe instalimin e fushës me bar natyral, investim ky që kap vleren e 50.000 eurove. Këtu FSHF do të ndërhyjë menjëherë në një kohë që Bashkia do të prekë dhe do të realizojë meremetimet në ambientet e brëndshme.

Punimet pritet që të nisin sa me shpejt, brenda muajit, në mënyrë që te arrihen afatet kohore, që Lushnja të nisë ndeshjet e sezonit të ri të Kategorisë Superiore në fushen e saj, e cila do t’i nënshtrohet tërësisht rikonstruksionit të plotë.

FSHF dhe Kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe në këtë takim përcaktuan edhe programin e detajuar të ketij rikonstruksioni të stadiumit për të nisur sa me parë nga puna. Me këtë ndërhyrje në këtë impiant, Federata vijon planin e saj për investimet infrastrukturore në stadiumet e Shqipërisë, në bashkëpunim me pushtetin lokal.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image