Pas sulmuesit Blazhevski, Tirana piketon lojtarin e dytë

Tirana e ka nisur projektin e Superiores me maturi. Ekipi 24 herë kampion i Shqipërisë nuk është ngutur duke afruar lojtarë në masë siç ndodh rëndomë në kampionatin shqiptar, por ka menduar fillimisht të sigurojë elementët e mirë që ka. Rinovoi me trajnerin Ze Maria më pas me Hoxhallarin e N’Goon.

Afrimi i parë zyrtar i Tiranës ishte sulmuesi Dejan Blazhevski. Lojtari shihet si një investim shumë i rëndësishëm, pasi vjen nga ekipi i Vardarit ku në 4 sezonet e fundit ka shënuar 36 gola. Një shifër goxha e mirë për futbollistin. Bardheblutë mbeten në merkato dhe po mendojnë afrime të tjera.

Së fundmi, ata kanë rikthyer në vëmendje mesfushorin e Vllaznisë, Ardit Krymi. Shkodrani ka patur bisedime me bardheblutë dhe ka mësuar idenë se skuadra kryeqytetase e do për projektin Superiore. 22-vjeçari ka patur kontakte me Tiranën që në janar. Dëshira e tij është të largohet nga Shkodra, por peng mbetet kontrata e tij që e mban të lidhur dhe dy vite me Vllazninë. Burime të “Sport Ekspres” bëjnë me dije se nuk është vetëm Tirana në garë për lojtarin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *