Pas skandalit në Superligë, Jorgji e rinis nga Bjellorusia e largët!

Katërshe shqiptare në Bate-AlashkertEnea Jorgji, Ermal Barushi, Ridiger Çokaj e Kridens Meta janë katërshja shqiptare e cila sot në orën 19:30 me atë lokale të Borisovit të largët do të gjykojë sfidën e turit të dytë të eliminatoreve të Championsit, Bate-Alashkert. Katërshja shqiptare, e vetmja që gjykon në Europë këtë sezon do të mbajë drejtësi në një sfidë ku përballen bjellorusët dhe armenët. UEFA ka vendosur që të gjykojë Jorgji, Barushi, Çokaj dhe gjyqtar i katërt të jetë Kridens Meta.

Jorgji është gjyqtar në listën e dytë të FIFA-s dhe vjet për herë të parë ka gjykuar në Champions në sfidën RB Salcburg-Liepaja, por ka edhe gjashtë takime në Europa League. Barushi ka gjykuar pa fund në Champions dhe Europa League ashtu si edhe Ridiger Çokaj.

Kujtojmë që Shqipëria ka vetëm një gjyqtar kryesor të FIFA-s dhe gjashtë anësorë. Fati ka përkëdhelur katërshen e mësipërme që pritet të marrë një tjetër ndeshje në turet e tjera të Europës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *