Pas shumë vitesh, do themi: Kemi parë Barcelonën!

0

Një çmenduri, mrekulli, ngjarje nga ato që mbeten në historinë e futbollit, quajeni si të doni… pas shumë vitesh do themi: AJO ISHTE NDESHJE!

Barcelona ka shkatërruar sot PSG-në 6-1, në një ndeshje absurde, me 3 gola në 7-8 minutat e fundit, duke përfshirë edhe shtesën.

PSG kishte fituar 4-0 në Francë, me një paraqitje prej përbindëshash, duke dominuar skuadrën më të fortë në botë në dekadën e fundit.

Mbaroi një epokë, thamë ose e menduam, të jemi të sinqertë. JO, NUK E MENDON KESHTU SKUADRA ME E BUKUR NE BOTE.

Barcelona në histori ka hyrë me kohë, kjo Barcelonë, e Mesit me shokë, ka thyer çdo rekord, por këtë nuk e kishte bërë kurrë dhe ndoshta nuk e imagjinonte, edhe pse para ndeshjes me gjysmë zëri pëshpëritej: Pse jo, pse mos të fitojmë 4-0 edhe ne?

Dy gola në pjesën e parë i kthyen ëndrrat në shpresa reale, por kur Kavani shënoi golin e 3-1, të gjithë e fjetën mendjen: OK, i shkuan pranë!

Pranë nuk mjafton, Barcelona shkon matanë, bën mrekullinë me 3 gola të pabesueshëm në një “Camp Nou” në flakë.

Çohuni në këmbë, edhe nëse jemi anti-Barcelonë: DUARTROKITJE!

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here