Pas Shqipërisë, plas sherri mes Venturës e Sakit

0

Për Italinë dje ka qenë prag ndeshja Holandë-Itali, por me deklarata është dukur më pranë Itali-Shqipëri. Në konferencën për shtyp përpara sfidës me “Tulipanët”, Xhampiero Ventura i ka kushtuar shumë kohë kritikave të Sakit, i cili pas ndeshjes kundër Shqipërisë kritikoi ashpër lojën dhe skemat e Italisë.

“E kam lexuar çfarë ka shkruar Saki dhe më ka lënë dy ndjesi: zhgënjim dhe kuriozitet. Zhgënjim, sepse Arrigo ka qenë një pikë referimi për futbollin dhe do të ishte mirë të qëndronte i tillë. Kuriozitet, sepse pasi kam lexuar gjithçka për gjërat që duheshin bërë dhe që nuk duheshin bërë, kam shkuar përpara televizorit për të parë dy ndeshjet e para të Botërorit ’94. Gjuajtja e parë kundër Irlandës ka ardhur në minutën e 70-të. Ndërsa për Itali-Meksikë, të gjithë e kanë shumë të lehtë të gjykojnë.

“Ndoshta ka qenë konfuz dhe nuk ka ditur çfarë ka thënë, mund të ketë ndryshuar pikën e referimit. Por, kombëtarja e tij, pavarësisht se kishte shtatë lojtarë të Milanit që sapo fitoi Champions Leaguen, hasi në vështirësi të mëdha. Të mos harrojmë se kishin 40 ditë që përgatiteshin për këto ndeshje, jo 4 ditë si ne përpara sfidës me Shqipërinë. Duhet respekt dhe respekti duhet të jetë reciprok. Futbolli luhet në fushë dhe komentohet në studio. Ndoshta nevojitet një reflektim pak më i thellë përpara se të mbash një qëndrim të tillë.”

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image