Pas shkëlqimit në Amerikë, Vieira “gradohet” te Nica

Patrik Vieira është emëruar trajner i klubit të Ligës 1 franceze Nicë. Ish-kapiteni i Arsenalit ka lënë drejtimin e Nju Jork Siti FC, për të marrë vendin e lënë bosh nga Lysien Favre.

Vieira konsiderohej si kandidat për të marrë vendin e Arsen Venger tek Arsenali, por tani merr Nicën, që e mbylli në vendin e tetë kampionatin e fundit, duke mos u kualifikuar dot për në Europa League.

“Pas dy vitesh e gjysmë si trajner i NYCFC, sot është dita ime e fundit. Mund të them me ndershmëri se ky klub ka qenë perfekt, në aspektin profesional dhe atë personalc, shkruante Vieira në Twitter.

Me francezin e famshëm në stol Nju Jork Siti FC u kthye në një klub pretendent për trofe dhe i gjithë futbolli amerikan përfitoi në aspektin e imazhit. Tifozët e Sitit nuk  e pritën mirë largimin, duke e shfaqur hapur dëshpërimin, shenjë e qartë që Vieira ka bërë një punë të shkëlqyer në Amerikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *