Pas pikëve, Shkumbini humbet edhe fushën

0

Shkumbinit iu hoqën sot tre pikë nga Federata Shqiptare e Futbollit, për shkak të një gjyqi të humbur në FIFA për një futbollist argjentinas i cili kishte luajtur në Peqin para disa vitesh.

Tani vjen edhe pezullimi i fushës, sepse sot Komisioni i Disiplinës është mbledhur për të analizuar ngjarjet e javës së shkuar. Në Peqin pati përplasje në tribunën qendrore mes drejtuesve të të dyja palëve dhe u nevojit zbrazja e tribunës. Tani Disiplina e dënon Shkumbinin të luajë për dy ndeshje në fushë asnjanëse.

Vendimi i Komisionit të Disiplinës së FSHF datë 30.03.2018
Share:
1. KF “Shkumbini”, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive dhe për përsëritje të shkeljeve disipinore, në bazë të nenit 65/2 të KDS, dënohet me zhvillimin e 2(dy) ndeshjeve në fushë asnjanëse. Ekzekutimi i këtij dënimi do të fillojë menjëhere pas përfundimit të ekzekutimit të dënimit të mëparshëm ,sipas vendimit Nr.07, datë 08.03.2018 të Komisionit të Disiplinës.

2. Zyrtari i KF “Luzi 2008”, Gëzim Bushi, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit te ndeshjes, në bazë të nenit 49/2.a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 20/1 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territori përreth fushës.

3. KF “Gramozi”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke shkaktuar ndërprerjen e përkohëshme të lojës, në bazë të nenit 66/3.b) të KDS, dënohet 4(katër) ndeshje pa tifozë në stadiumin përkatës.

4. Lojtari i KF “Besa” U-17, Dritan Murrizi për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit te ndeshjes, në bazë të nenit 49/2.a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 20/1 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territori përreth fushës.

5. Lojtari i ekipit “Zonja e Këshillit të Mirë”, Silvio Cela,për dhunë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/e) të KDS,dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

6. Lojtari i ekipit “Zonja e Këshillit të Mirë”,Aurel Meminaj, për dhunë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/e) të KDS,dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

7. Lojtari i KF “Rubiku”,Armand Marku, për dhunë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/e) të KDS,dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

8. Lojtari i KF “Rubiku”,Armand Shtija , për dhunë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/e) të KDS ,dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

9. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF “Laci” U-19,Henrik Bruka, si të pa bazuar në rregulloret e aktivitetit të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Kodit te Disiplinës Sportive.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.