Pas Ostendes, edhe Kukësi zyrtarizon transferimin e Gurit në Belgjikë

0

Lajmi i shumëpritur erdhi: Sindrit Guri është tashmë edhe zyrtarisht ish-futbollist i Kukësit, sepse klubi verilindor e ka shitur në Belgjikë, tek Ostende.

Sot pasdite klubi belg zyrtarizoi transferimin dhe menjëherë në sinkron ka ardhur edhe lajmërimi zyrtar nga Kukësi, që priti qetësisht që të mbyllej gjithçka.

Drejtori sportiv Nderim Nexhipi ka lëshuar një deklaratë publikuar në faqen zyrtare të klubit.

DEKLARATA

Pas shumë negociatash me klube të ndryshme gjatë këtyre ditëve, sot Klubi ynë ka arritur akordin për transferimin e sulmuesit Sindrit Guri në ekipin e Ostendes. Ditët në vijim sulmuesi Sindrit Guri do të niset drejt Belgjikës për testimet mjekësore dhe pas kësaj do të firmosë një kontrate 3-vjeçare me ekipin e kampionatit belg.

Klubi e falënderon sulmuesin Guri për kontributin që ka dhënë në rezultatet pozitive të ekipit dhe i dëshiron shumë suksese në karrierën e tij futbollistike.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.