Pas Muriç, një tjetër lojtar nga Premier Liga për Kosovën

0

Arijanet Muriç është një nga lojtarët më premtues te skuadra e Mançester Sitit dhe Pep Guardiola i ka besuar shpeshherë portën gardianit, i cili ka zgjedhur të përfaqësojë Kosovën. Megjithatë, nuk është vetëm Muriç lojtar i Premier Ligës që do të përfaqësojë “Dardanët”.

Sipas gazetarit të “Supersport Kosova”, Arlind Sadiku, edhe Florent Hadërgjonaj do të zgjedhë Kosovën. Mbrojtësi anësor aktivizohet në radhët e skuadrës së Hadërsfilldit në Premier Ligë dhe prej vitesh luan në nivele të larta.

Sipas gazetarit Sadiku, javën e ardhshme trajneri Shaland dhe presidenti i Federatës së Kosovës, Agim Ademi do të takohen me përfaqësues të lojtarit, i cili me 99% do të zgjedhë Kosovën, gjithmonë sipas gazetarit Sadiku.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

http://sportekspres.com/wp-content/uploads/2019/02/fotoblinibilta.jpeg