Pas Maganit, Teuta ndahet edhe me kapitenin

0

Situatë e çuditshme te Teuta, që me një lëvizje rrufe ka ndërruar trajner, duke larguar Gugash Maganin dhe duke e zëvendësuar me Stavri Nicën, ndërkohë që sot është zyrtarizuar edhe largimi i Nijas Lenës.

Mesfushori i njohur la Kukësin në verë, për të kaluar te Teuta, ku u bë edhe kapiten, duke qenë një ndër veteranët e paktë në skuadër dhe duke pasur edhe një eksperiencë të mëparshme në Durrës, duke shkëlqyer.

Megjithatë, tani Lena largohet, pas gjysmë sezoni të dobët për Teutën, që ndoshta mendon se duhet bërë revolucion edhe në skuadër, edhe pse Lena ishte një lojtar me rendiment të lartë dhe një lider në fushë.

Lajmin për largimin e mesfushorit e ka dhënë vetë Teuta në faqen e vet në Facebook, aty ku është postuar edhe një mesazh nga Lena: “Pas një takimi me presidentin e klubit z.Edmond Hasanbelliu me marrëveshje dhe në mënyrë miqësore vendosëm të ndërpresim bashkëpunimin me klubin Teuta.
Për mua ka qenë nder të jem pjesë e Teutës, kjo ishte hera e dytë që luaja për këtë klub.
Më vjen keq që nuk arritëm të bënim më mirë këtë gjysmë kampionati. Uroj që klubi të dalë nga situata jo e mirë që po kalon dhe kam besim se do t’ia dalë.
Faleminderit dhe tifozëve që na kanë përkrahur në çdo ndeshje”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.