Pas largimit nga Milani, Paleta firmos te klubi i pronarëve të Interit

Mbrojtësi Gabriel Paleta është larguar nga Milani dhe Seria A në janar, pas gjysmë sezoni ku nuk e pa fushën, duke e nisur 14 herë nga stoli.

Tashmë 32-vjeçari shkon në Kinë, sepse sapo ka firmosur me Zhiangsu Suningun, klubin e grupit Suning, që gjithashtu zotëron Interin.

1.90 i gjatë, Paleta është një përforcim serioz për Zhiangsunë, që ka vlerësuar “eksperiencën” dhe “forcën” e mbrojtësit me origjinë argjentinase.

Paleta ka luajtur në Argjentinë për Banfild dhe Boka Zhuniors, ndërsa në vitin 2010 firmosi për Parmën. Në vitin 2015 kaloi te Milani, ndërsa në sezonin 2015/16 ishte i huazuar tek Atalanta.

Paleta ka pasaportë italiane dhe ka qenë pjesë e kombëtares në tre raste, duke shkuar edhe në Kupën e Botës Brazil 2014.

Gabriel, welcome to Jiangsu!

A post shared by Jiangsu Suning FC Official (@jiangsusuningfc) on

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *