Pas kualifikimit, Sherifi synon t’i marrë Kukësit edhe Gurin

0

Shkodrani ka marrë një ofertë nga kundërshtari në Champions, por mbetet problem kontrata me Kukësin

Jurgen Zela

Në të dy takimet me Sherifin e Tiraspolit, Sindrit Guri, u aktivizua në rolin e një mesfushori krahu, ku siç e panë të gjithë u përshtat mjaft mirë. Paraqitja e tij ka lënë përshtypje të mirë dhe tek kundërshtarët, të cilët e kanë veçuar sulmuesin nga pjesa tjetër e skuadrës. Burime të sigurta për “Sport Ekspres” bëjnë me dije se drejtuesit e Sherifit kanë kontaktuar dy ditë më parë shkodranin dhe i kanë paraqitur atij një ofertë konkrete. Stafi teknik e ka në listën e dëshirave lojtarin, megjithatë në mes është Kukësi, me të cilin Guri ka dhe një vit kontratë.

Image may contain: 2 people, people playing sports, stadium and outdoor
PROBLEMATIKA
Guri u afrua një sezon më parë në radhët e Kukësit, duke firmosur një kontratë 1+1. Pas përfundimit të kupave të Europës, një pikë e klauzolës ka bërë që kontrata të rinovohet automatikisht dhe së paku deri në verën e vitit 2018 do të jetë pjesë e kuksianëve. Normalisht që oferta e ardhur nga Sherifi do të merret në konsideratë nga lojtari, por siç mësohet moldavët nuk kanë shprehur gatishmërinë që të blejnë kartonin e lojtarit. Fillimisht Guri duhet që të shohë mundësinë për të ndërprerë me mirëkuptim kontratën me Kukësin, çka do t’i hapte rrugën drejt Moldavisë, ku e presin. Mbetet për t’u parë nëse Kukësi do të gjejë mirëkuptimin, apo nuk do të lejojë që të privohet nga shërbimet e një lojtari. Me siguri Gjici do ta shohë si mundësi për të mbushur arkat e klubit, duke shpresuar tek shitja e Gurit, por nuk duket dhe aq shpresëdhënëse se këmbëngulja e moldavëve do të jetë kaq e madhe. 23-vjeçari gjatë sezonit që u mbyll u aktivizua në 25 takime, nga të cilat vetëm 5 si titullar, duke arritur që të shënojë dhe dy gola.

Image may contain: 1 person, playing a sport and outdoor

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.