Pas koreve raciste, talenti i Juves merr gjobë

Mojze Ken përfundoi në qendër të vëmendjes në ndeshjen kundër Kaliarit për shkak se reagoi dhe festoi në mënyrë provokuese përballë tifozerisë vendase, që e kishte shigjetuar gjatë ndeshjes me kore e thirrje raciste.

Pa u shuar mirë jehona e asaj historie, sulmuesi i Juventusit gjobitet me 2000 euro.

 

Shifër simbolike, që talenti i kombëtares italiane duhet ta paguajë sepse kreu një simulim gjatë ndeshjes në Sardegna Arena.

Edhe sulmuesi i Napolit Milik është gjobitur me të njëjtën shifër, për një simulim në ndeshjen ndaj Empolit.

Debati në lidhje me simuluesit ka vite që ekziston, por nëse në Angli kanë vendosur t’i wpaullojne hileqarët me provë televizive, në Itali ndalen të gjobat qesharake.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *