Pas kombëtares, Manaj e Çani humbasin edhe pikë

0

Moment i zi për Pizën, pasi fitoret në fushë nuk po duken më, ndërsa jashtë saj situata është mjaft e zymtë.

Sot ka ardhur lajmi i hidhur: 3 pikë të tjera minus në renditje, për shkak të mosshlyerjes në kohë të detyrimeve financiare në pjesën e parë të sezonit.

Prej janarit Piza ka ndryshuar pronar, por tashmë klubi paguan mëkatet e presidencës së vjetër, duke shkuar në 4 pikë penalizim deri tani në renditje.

Në këtë mënyrë, Piza zbret në zonën e ftohtë dhe situata po bëhet dramatike.

Lajmi i fundit shton dëshpërimin te dy sulmuesit tanë, Rej Manaj e Edgar Çani, të cilët kanë mbetur jashtë planeve të Xhani De Biazit për ndeshjet e radhës të Shqipërisë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image