Pas Kamzës, Idrizi përgëzoi gjyqtarët në dhomat e zhveshjes

Administratori, këtë herë, u pajtua plotësisht me vendimet e Jorgjit&Co, teksa bëri një gjest kavalieri dhe fair-play, në ndryshim nga stadiumi, që i shau vazhdimisht

Flamurtari dhe arbitrat… Një “telenovelë” që tashmë ka marrë përmasa të gjiganteske dhe që çdo javë kampionati është kthyer në një “ritual”. Vendime që shihen me lupë, ku akuzat nuk mungojnë, nga trajneri Shpëtim Duro te vetë futbollistët, që lëshojnë deklarata shpesh edhe “të helmuara” dhe rrezikojnë edhe gjobë apo pezullim. Skuadra kuqezi, në fakt, këtë sezon, për hir të së vërtetës, është “masakruar” nga kasta e arbitrave, kushdo qofshin ata, mes episodeve të dyshimta në disfavor, apo shpesh edhe gabime amatoreske. Kjo ka çuar qytetin e Vlorës të ndihet i rrethuar dhe i mësyrë sidomos nga federata.

Fair-Play – Por, nëse për Vlorën armiku janë arbitrat, ka qenë administratori i klubit, Sinan Idrizi, ai që ka preferuar që, në ndeshjen e fundit, atë ndaj Kamzës, të ndryshojë sjellje dhe, madje, të sillet si një kavalier i vërtetë. Polemika por edhe shumë fair-play. E ndërsa tifozeria e pranishme në shkallët e stadiumit “Flamurtari” ka vërshëllyer arbitrat e ndeshjes së barazuar 2-2 (episode sërish të dyshimta), Sinan Idrizi ka lënë tribunën në përfundim të ndeshjes dhe ka hyrë në tunelin që të çon në dhomat e zhveshjes. Burime pranë gazetës “Sport Ekspres” bëjnë me dije se administratori kuqezi ka shkuar në dhomën e arbitrave, duke i shtrënguar duart dhe duke i thënë “bravo, keni arbitruar shumë mirë sot. Skuadra jonë e meritoi barazimin sepse luajti keq”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *