Pas Janina: Lila i huazuar te Parma, e presim të kthehet!

0

 

FB_IMG_1433142461787andilila 

Intervista e shqiptarit për “Sport Ekspres” tërbon grekët. Kavajasi deklaroi se ka kontratë me Parmën deri në 2018-n, por klubi grek e përgënjeshtron. Ja faktet

 

Fation Kodra

 

“Telenovela” Andi Lila vazhdon. Mbrojtësi nga Kavaja, i cili në muajin janar ka realizuar ëndrrën e tij më të madhe, duke prekur tapetet e stadiumeve në Seria A duke luajtur në stadiume si “San Siro” apo “Olimpiko” si lojtar i Parmës, tani mund të kthehet përsëri në Greqi. Deklarata e lojtari për “Sport Ekspres” ka “tërbuar” grekët të cilët e presin në Janinë të bashkohet me grupin. Drejtuesit më të lartë të skuadrës së Pas Janinës janë shprehur që Andi Lila është një futbollist i Janinës dhe duhet të rikthehet në skuadër, pasi kontrata e tij me ekipin përfundon në vitin 2018. Ata janë shprehur se Lila do të rikthehet së bashku me grupin përpara fazës përgatitore në mënyrë që të zhvillojë atë së bashku me shokët e skuadrës.

Reagimi – Në reagimin e grekëve është shprehur gjithashtu që mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë do të ketë vetëm një mundësi për të mos u rikthyer në Greqi, në rast se Parma merret në administrim nga pronarë të rinj të cilët arrijnë të paguajnë vlerën e kartonit që është përcaktuar nga marrëveshja e dy klubeve. Madje, mediat greke kanë publikuar edhe një faksimile të faqes zyrtare të Parmës ku është shprehur që Andi Lila është marrë në formë huazimi. Grekët janë të bindur pasi Lila është dhënë në huazim me të drejtë blerje dhe klubi i Janinës do të përfitonte 25% të shumës nëse lojtari do të shitej nga Parma në një tjetër skuadër.

Intervista – “Lila duhet të kthehet në Greqi pasi është në kontratë me klubin” janë shprehur drejtuesit e Pas Janinës për median greke, të cilët bënë edhe të mundur kalimin e Lilës nga Greqia në Itali. Gjithashtu mediat greke kanë cituar edhe intervistën që mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë ka dhënë për “Sport Ekspres” pak ditë më parë. “Unë kam firmosur me Parmën deri në vitin 2018. Nëse grupi shpërbëhet, atëherë unë jam një lojtar i ri” referohen grekët për prononcimin e Lilës dhënë kohë më parë për gazetën “Sport Ekspres”. Kjo deklaratë ka bërë që klubi grek të dalë me një deklaratë për shtyp ku të sqarojë situatën, duke përgënjeshtruar edhe Andi Lilën.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.