Pas Gjokës, edhe Kraja merr një mesazh kërcënues

Në Shkodër nuk kanë fund problemet dhe pa u shuar ende jehona e agresionit ndaj trajnerit Ernest Gjoka, një tjetër ngjarje e rëndë eshrr regjistruar në qytetin që ka kohë që në vend të fitojë trofe me futbollin, prodhon tension, polemika e kërcënime.

Sot e ka pasur radhën trajneri i ekipit B, Ervis Kraja, që të përballet me një situatë të pazakontë, edhe pesë jo aq e rëndë sa ngjarje e Gjokës.

Paraditen e sotme Kraja e ka gjetur makinën e vet me goma të shpuara, një veprim që zor se mund të ketë interpretim tjetër, përveç kërcënimit.

Trajneri shkodran, i pyetur nga Sport Ekspres në lidhje me këtë histori, mohon të ketë pasur probleme personale me ndokënd, ndërsa nuk e ka idenë kush mund të ketë autori i ngjarjes.

“Nuk e di, nuk kam asnjë konflikt, ndaj nuk e kuptoj pse e kanë bërë. Jashtë futbollit jam i qetë, nuk kam probleme. Unë mendoj të bëj punën time te Vllaznia B, nuk e di çfarë prapaskene mund të ketë kjo ngjarje”.

Natyrisht, i ligjshëm është dyshimi se Kraja mund të ketë marrë ndonjë paralajmërim për shkak të detyrës. Te Vllaznia B janë të federuar shumë lojtarë, mbi 30 të tillë, ndaj natyrisht mund të ketë edhe të pakënaqur me aktivizimin apo mospërfshirjen në ekip apo 18-she. Nëse kjo është arsyeja e vandalizmit të makinës së Krajës, atëherë situata në Shkodër qenka e pashpresë, sepse askush nuk ka frikë, as pas ngjarjes së fundit, arrestimeve, apo denoncimit nga trajnerë të mëparshëm të Vllaznia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *