Pas Gjilanit, një tjetër skuadër nga IPKO Superliga kërkon Eminin

0

Izair Emini duket se do të vazhdojë karrierën e tij në kampionatin kosovar të futbollit. Ish-sulmuesi i Kukësit luajti te Shkëndija e Tetovës sezonin e shkuar, por tashmë është pa kontratë dhe një lojtar i lirë.

Dje u përfol se Gjilani i Gentian Mezanit është i interesuar për firmën e tij, por sipas infosport.mk, një tjetër ekip kosovar është futur në garë për shërbimet e 33-vjeçarit.

Drita, ekipi tjetër i Gjilanit, kërkon të rikthehet në vendet e para të tabelës dhe të luftojë për titullin kampion, prandaj e shohin Eminin si përforcimin e duhur. Mbetet për t’u parë se ku ish-bomberi i Kukësit do të vazhdojë karrierën.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.