Pas fitores ndaj UEFA-s, Milani përgatit revolucionin

Tashmë Milani ka fituar një betejë të madhe kundër UEFA-s në CAS, duke u kthyer në Europa League, ndërsa merita është qartësisht e grupit Elliott, që ka marrë drejtimin e klubit kuqezi.

Elliott do t’i japë një fytyrë tjetër, pasi nuk është e kënaqur nga menaxhimi i klubit deri tani, ndaj mediat në Itali janë të sigurta se nesër në asamblenë e ortakëve do të ketë ndryshim madhor në drejtim.

Gazetari Andrea Montanari, i Milano Finanza, shkruan në Twitter: “Tashmë hapi i radhës do të jetë zgjedhja e administratorit të ri të deleguar: Elliott po vlerëson CV-të e Gazidis dhe Gandinit. Vendimi merret brenda mbrëmjes së sotme”.

Në këtë mënyrë, duket se Marko Fasone i ka orët e numëruara, ndërsa nuk pritet të preket drejtori sportiv Mirabeli, por ende nuk ka asnjë deklaratë nga Elliott.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *