Pas De Biazit, Hafizi kritikon edhe Panuçin: Nuk mjafton pika, duhet edhe lojë

0

Ish-trajneri i kombëtares sonë, Astrit Hafizi, tashmë në rolin e analistit në Supersport, nuk ishte aspak i kënaqur nga ndeshja e Shqipërisë kundër Maqedonisë. Hafizi ka kritikuar sidomos pjesën e parë të kuqezinjve në Strumica, duke kritikuar trajnerin Panuçi për faktin se skuadra për dy ndeshje dhuron pjesën e parë dhe nuk po krijon lojë, përtej faktit që morëm 4 pikë në dy takime.

“Pjesa e parë nuk më pëlqeu, ishte një Shqipëri e trembur, e kujdesshme, pa shpirt iniciative. Portieri Berisha ishte lojtari më i mirë në fushë për ne dhe kjo është shqetësuese. Në pjesën e dytë zëvendësimet ndryshuan shumë gjëra dhe skuadra fitoi besim në vetvete, por pas golit të parë duhej ta kishim shënuar golin e qetësisë. Më shqetëson fakti që në dy ndeshje rresht kombëtarja luan ndeshje me dy fytyra, nga njëra pjesë loje në tjetrën. Për mendimin tim, është shumë një si Roshi, na duhen lojtarë të tjerë që marrin iniciativa drejt portës kundërshtare. Vetëm me të nuk ia dalim dot. Duhet të kemi edhe lojtarë të tjerë si puna e Roshit, duhen shumë lojtarë në fazën sulmuese.

“Mavraj u tregua i sinqertë, kërkuam pikët dhe ato kanë rëndësi. Ajo që më shqetëson është loja, nuk mund të ecet përpara duke menduar vetëm për pikët, jo për lojën, për plan, iniciativë. Penalltia e Maqedonisë ndoshta nuk duhej dhënë, por Maqedonia pati edhe disa raste të pastra, ndaj nuk duhet t’i lëmë gjërat në dorën e fatit. Maqedonia ka ndërtuar një skuadër më të re në moshë, punon për të ardhmen, luajti shumë mirë sesa në ndeshjen e vajtjes në Shkodër, çka tregon që e kanë një plan dhe po punojnë mirë”.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here