Pas çdo festimi të Mbappe fshihe Ronaldo/ ‘E ardhmja’ e futbollit tregon arsyen: Me gjithë respektin për Messin por…

Për këtë sezon Mbappe nuk do të ketë më mundësi të festojë golat e tij fantastik. Pademia detyroi Francën të mbyll dyert e futbollit duke shpallur PSG kampione të sezonit 2019-2020. Një titull në tavolinë që askush nuk e kishte menduar, aq më pak tifozët parizien të cilët prisnin me padurim rinsijen e emocioneve të kampionatit. Në këtë mënyrë na kushtëzohen për disa muaj edhe golat e Mbappe. Realizimet e këtij të fundi i kemi të festohen në mëyra të ndryshme. Por kush do ta mendonte se sulmuesi do të imitonte edhe në festime idhullin e tij.

Bëhet fjalë për Ronaldon. Një admirim i shprehur edhe më parë nga Mbappe i cili shprehej se tek portugezi sheh një shembull për t’u ndjekur. I patërhequr sa duhet nga ana tjetër e medaljes, Leo Messi, Mbappe i qendron besnik endrës fëmijnore, të bëhet si Ronaldo.

“Ai është një hero nga fëmijëria ime dhe ishte e mahnitshme ta takoja kur vizitova Valdebebas. Tashmë është vonë për mua të kem një karrierë si Messi. Përndryshe unë duhet të kisha qëndruar në Monako. Pra, logjikisht dhe pa dashur të heq asgjë nga Messi, duhet të frymëzohem nga karriera e Ronaldos”- ka deklaruar para pak kohësh Mbappe./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *