Pas Bernardo Silvës, Monako shet në Angli edhe yllin tjetër të mesfushës

Kampionët e Anglisë, Çelsi, kanë blerë zyrtarisht mesfushorin Tiemue Bakajoko nga Monako, duke firmosur me të një kontratë 5-vjeçare.

Klubi anglez ka paguar rreth 40 milionë sterlina për talentin francez, i cili ishte një lojtar kyç sezonin e fundit, ku Monako realizoi një mrekulli të vogël, duke zbritur nga froni PSG-në në Francë.

Bakajoko shënoi edhe një gol vendimtar në Champions League, në sfidat kundër Mançester Sitit, duke bindur Çelsin se po bën një investim të shkëlqyer, duke parë edhe moshën e re të mesfushorit.

Për Çelsin është blerja e dytë sezonale, pas qendërmbrojtësit Antonio Rydiger nga Roma.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *