Pas aventurës së pafat te Tirana, Mustafa rikthehet në Superiore

0

Argjend Mustafa është zyrtarisht futbollist i Kamzës. Mesfushori nga Mitrovica ka firmosur sot me klubin e sapongjitur në Superiore, që vazhdon punën për ndërtimin e një ekipi serioz për sezonin e ri, sepse ka firmosur me portierin Argent Halili, mbrojtësin Hektor Idrizaj, mesfushorët Alfred Zefi e Bruno Arrabal dhe anësorin ofensiv  Masato Fukui.

Mustafa ka ardhur në Shqipëri në vitin 2012, te Besa, ndërsa më pas luajti për Partizanin e Laçin.

Sezoni i fundit ishte i mallkuar, sepse aventura te Tirana shkoi shumë keq dhe Mustafa prishi kontratën në janar, duke u kthyer në Kosovë. Pas disa muajsh te Vushtrria, 24-vjeçari kthehet në Superiore, pasi ka bindur Kamzën me paraqitjen në miqësoren ndaj Ilirisë, ku tregoi se fizikisht është në formë perfekte.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here