Parulla më e re e bavarezëve, “No smoke, no party”

Tifozët e Bajernit të Mynihut nuk mund të tymosin më në “Allianz Arena”. Siç citon “Sky Sport Deutschland”, klubi bavarez ka prezantuar ligjin e ri, i cili nuk lejon asnjë tifoz të tymosë cigare brenda stadiumit.

Me rregullin e vendosur, Bajern bëhet klubi i tretë në futbollin gjerman, që nuk lejon konsumimin e duhanit në stadium. Bajer Leverkusen dhe Hofenhajm janë klubet që e kishin marrë një vendim të tillë më parë.

Një lajm i mirë për ata që janë kundër dhe “siklet” për tifozët konsumatorë, por nga nisja e sezonit të ri, tifozët duhet t’i harrojnë paketat në stadium.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *