Partizanit i dënohen Trashi e Batha, pezullim absurd për talentin e Laçit

0

Partizani mendoi se do ishte vetëm pa Gerhard Prognin në ndeshjen e së hënës kundër Kukësit, sepse Jurgen Bardhi realisht kishte vetëm tre kartonë të verdhë, pas zbulimit të gabimit të FSHF-së në mbulimin e ndeshjeve Live.

Megjithatë, sot ka ardhur furtuna: Lorenc Trashi dhe Idriz Batha janë pezulluar!

Dy titullarët e rëndësishëm të mesfushës së kuqe janë pezulluar nga Disiplina për shkak të sjelljes së tyre në ndeshjen ndaj Flamurtarit në Kupën e Shqipërisë.

Për të dy motivimi është “protesta me fjalë ofenduese” ndaj zyrtarit të ndeshjes, në ndeshje kundër Flamurtarit, ku në fakt pati goxha tension gjatë dhe pas ndeshjes.

Ndërkaq, bën përshtypje dënimi me dy ndeshje për mesfushorin e Laçit Sherif Kallaku. Talenti i Laçit mori një goditje me bërryl në Gjirokastër dhe shpëtoi me fat nga një dëmtim i rëndë, ndërsa reagoi duke u munduar të shtynte kundërshtarin, por Disiplina ka pezulluar vetëm Kallakun, duke mos marrë asnjë masë për mesfushorin Aurelio të Luftëtarit.

Vendimi i Komisionit të Disiplinës së FSHF datë 16.02.2018

Lojtari i KF “Partizani”, Lorenc Trashi, për protesta me fjalë ofenduese ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1.a) të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti dhe gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lek.

Lojtari i KF “Partizani”, Idriz Batha, për protesta me fjalë ofenduese ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1.a) të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti dhe gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lek.

Lojtari i KF “Laçi”, Sherif Kallaku, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar,në bazë të nenit 48/1.d) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Korabi”, Emiljano Veliaj dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Emiljano Veliaj vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.