“Partizanin e shkatërruan vetë drejtuesit”, Mirel Josa flet hapur: Ranë në mendimin që të prishin ekipin

0

Nga Klaudio Ndreca

Mirel Josa është rikthyer sërish në media për të bërë një analizë të shkurtër për ekipet në Shqipëri. Por kur është përmendur Partizani, trajneri shqiptar është shprehur se ekipi është prishur i gjithi nga vetë drejtuesit. Gjithashtu duke e hequr edhe përgjegjësinë nga dështimi i trajnerëve, ku më i përfoluri ka qenë Lerda, që do të zhgënjente tifozët me pritshmëritë e larta. Nga ana tjetër Josa është shprehur për “Fax Sport” se Kukësi vazhdon që të vuajë një problem të madh, për faktin se nuk luan asnjë ndeshje në stadiumin e tij.

“Egbo ka qenë shumë i fokusuar dhe gjeti stabilitetin pas fitores në derbin e parë me Partizanin. Ky është një grup që kërkon të fitojë me patjetër. Pra unë e shoh stabilitetin si faktorin kyç që ka ndikuar te kjo formë pozitive e Tiranës.

Forma e dobët e Partizanit- “Në një skuadër si është Partizani, duhet të flasin për vazhdimësinë. Këtë nuk e kanë bërë në krahasim me kohën e Gegës. Ata ranë vetë në konkluzion që të prishnin skuadrën dhe për mendimin tim skuadra u prish nga njerëzit e Partizanit. Nuk bëhet fjalë vetëm për trajnerët, por ka ndryshuar shumë edhe në përberjen e skuadrës. Ndërkohë që fituan titullin kampion me Gegën…

Problemi i Kukësit- “Problemi më i madh i skuadrës që e kam përsëritur është se nuk luan në fushën e saj. Ajo i ka të gjitha ndeshjet që i zhvillon jashtë. Le ta rregullojnë njëherë këtë problem”, tha Josa. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.