Partizani zyrtarizon edhe një mbrojtës

0

Shpesh është thënë se Partizani ka nevojë për më shumë siguri në krahun e majtë të mbrojtjes, ku luan vetëm Kalari, ndaj tani klubi ka vendosur të mbyllë edhe një tjetër përforcim, duke zyrtarizuar mbrojtësin 21-vjeçar Kristi Marku.

Pjesë e Flamurtarit në vitin 2016, Marku nuk pati shumë hapësira, edhe për faktin se ka pasur një karrierë të pafat, me shumë probleme fizike që nuk e lejuan të kishte sukses në Hungari te Honvedi.

Gjithsesi, në janar Marku u provua te Partizani, që u bind për cilësitë e tij, duke e preferuar para Ergis Mersinit, për të cilin u fol se ishte një opsion, para se të firmoste për Flamurtarin.

Marku ka arritur marrëveshjen me 15 herë kampionët e vendit, me kontratën e firmosur deri në fund të kampionatit me opsion rinovimi edhe për sezonin e ardhshëm.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.