Partizani zyrtarizon brazilianin e Bebetos

Uarlej është edhe zyrtarisht një futbollist i Partizanit. Mesfushori brazilian, i ardhur para pak ditësh me rekomandimin e Bebetos, i cili ka nisur bashkëpunimin me Partizanin për afrimin e lojtarëve cilësorë nga tregu brazilian, tashmë është pjesë e të kuqve.

Uarlej ka firmosur një kontratë 3-vjeçare, shenjë se Partizani beson shumë tek 24-vjeçari, i cili në fakt ka një CV të varfër dhe prej më shumë se një viti nuk luan futboll profesionist.

Gjithsesi, Bebeto ka garantuar se me pak javë stërvitje Uarlej do të jetë gati dhe është shumë cilësor.

Uarlej shënoi që sot, në miqësoren që Partizani fitoi ndaj Partizanit B.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *