Partizani vendos, vetëm kroati Ugrina kalon provën

Partizani niset drejt Ohrit. Mbrojtësi boshnjak s’kalon klasën. Shqiptari Kaçorri mbetet jashtë. Kroati pranë zyrtarizimit

Skuadra e Partizanit do të nisë ditën e sotme fazën përgatitore në qytetin e Ohrit, në Maqedoni. Ekipi i drejtuar nga trajneri Sulejman Starova ka përpiluar listën e futbollistëve që do të jenë nën urdhrat e tij për një fazë 2 javore në shtetin fqinj. Në skuadër do të jenë 20 lojtarë, plus 3 portierë. Numri një i stolit të kuq nuk ka shumë risi në listën e tij, pasi tashmë emrat dihen dhe janë lënë jashtë vetëm emrat e konfirmuar si të larguar tashmë. Mesfushorët Marko Cetkoviç, Ylber Ramadani dhe sulmuesit Agustin Torasa dhe Kaleb Ekuban.

Çelebiç dhe Kaçorri – Mbrojtësi i majtë i afruar në radhët e të kuqve për një periudhë prove disa ditore nuk e ka kaluar atë dhe zyrtarisht nuk është më pjesë e Partizanit. Ai nuk është stërvitur as ditën e djeshme me klubin. Stafi teknik ka vendosur që Çelebiç nuk e kalon provën dhe nuk do të jetë nën vëzhgim. Të njëjtin fat do të ketë edhe sulmuesi tjetër shqiptar Luis Kaçorri. As ai nuk ka bindur me përformancën e tij dhe CV-ja jo e pasur kanë ndikuar që të mos kalojë klasën.

UGRINA –  Sulmuesi kroat i afruar nga RNK Spliti duket se ka bindur më shumë se të gjithë stafin teknik. Mungesa e alternativa në sulm, por edhe fakti se flitet për një lojtar të kompletuar në aspektin fizik bën që Sandro Ugrina të jetë një hap larg firmës me të kuqtë. 25-vjeçari do të udhëtojë me skuadrën në Maqedoni dhe do të jetë nën urdhrat e trajnerit Starova.  

LISTA – Nuk ka surpriza në listën e përgatitur nga klubi, pasi edhe organika nuk është aq e pasur dhe nuk ka mundësi manovrimi. 3 portierët dihen, po ashtu edhe pjesa tjetër e lojtarëve ajo që ka mbyllur sezonin e kaluar duke përfshirë edhe Kotobellin, Prognin dhe Ugrinën.

 

Lista e plotë

Portierë

  1. Alban Hoxha
  2. Dashamir Xhika
  3. Mario Dajsinani

Mbrojtës

  1. Arbnor Fejzullahi
  2. Gëzim Krasniqi
  3. Sodiq Atanda
  4. Kristi Marku
  5. Esin Hakaj
  6. Blerim Kotobelli
  7. Renato Kalari
  8. Labinot Ibrahimi

Mesfushorë

  1. Idriz Batha
  2. Lorenc Trashi
  3. Emiljano Vila
  4. Gresild Lika
  5. Jurgen Bardhi
  6. Mentor Mazrekaj
  7. Lauren Ismailaj

Sulmues

  1. Xhevahir Sukaj
  2. Realdo Fili
  3. Sandro Ugrina
  4. Gerard Progni
  5. Ardit Jaupaj

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *