Partizani / Torasa: Ardhja e komplikuar, do flas për prishje kontrate 

 

Sulmuesi Agustin Torasa ka folur në “Sport Ekspres” në lidhje me një rikthim të mundshëm te skuadra e Partizanit. Që në krye të herës, shtatshkurtri e pranon se dëshira nuk i mungon për t’u rikthyer në kryeqytet, por gjërat janë të komplikuara. 29-vjeçari ende nuk ka folur me skuadrën e tij për prishjen e kontratës dhe rrëfen se do ta bëjë këtë në ndeshjen e fundit që do të zhvillojë skuadra e tij në këtë vit kalendarik. “Rikthimi te Partizani? Besoj se është i vështirë që të ndodhë në këtë merkato, pasi kam kontratë deri në qershor”, – shprehet Torasa në lidhje me mundësinë e rikthimit. 29-vjeçari rrëfen për gazetën se ende nuk ka folur me klubin për prishjen e kontratës. “Ende nuk kam folur me klubin për prishjen e kontratës. Do ta bëj më vonë këtë, pasi tani jemi të fokusuar në kampionat”. I ngacmuar në lidhje me afrimin e mundshëm të ndonjë shoku të tij, ai pranon se ka lojtarë mjaft të mirë që duan t’i bashkohen Partizanit, por kanë kontratë për momentin. “Kam disa miq që janë lojtarë mjaft të mirë. Ata duan t’u bashkohen ‘demave’, por kanë kontratë për momentin”, – përfundon Torasa për “Sport Ekspres”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *