Partizani-Tirana, ose derbi i të “pandershmëve”

E diel, ora 16:30. I pazakontë orari, por jo situata në të cilën Partizani e Tirana përballen në derbi. Bardheblutë po tentojnë të sigurojnë mbijetesën, kurse të kuqtë me një fitore do të mund të festonin titullin kampion në shtëpinë e Tiranës, pas plot 26 vitesh.

Ka shumë nga ata që flasin për tolerime e gjëra të kësaj natyre, nisur nga situata e vështirë e Tiranës. Gjithsesi është e vështirë të besosh që në kampin e kuq do të mendonin të ofendonin tifozët e tyre në ditën që ata e prisnin me kaq shumë ngulm.

RENDITJA FAIR PLAY – Partizanin dhe Tiranën i ndajnë pesë vende në renditje dhe 15 pikë. Sikurse shikohet, diferencat janë të mëdha. Gjithsesi kanë diçka të përbashkët që lidhet me dënimet e shumta që kanë marrë nga Komisioni i Disiplinës.

Të dy klubet janë më të gjobitura, ndërkohë që u është mbyllur shpesh stadiumi. Duke shtuar edhe kartonët e marrë, ato renditen në fund të renditjes FAIR PLAY. Kamza, e përjashtuar nga fundi, ka më pak pikë të grumbulluara, ndërsa Tirana e Partizani janë mbi njëri pas tjetrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *