Partizani “sulm” total për mesfushorin, por ka një problem

Partizani ende nuk e ka mbyllur merkaton. Ekipi dha sinjale pozitive në trofeun miqësor të zhvilluar në Durrës, në stadiumin “Niko Dovana”, por ka sërish nevojë për ndërhyrje. Drejtuesit e klubit dhe trajneri Skënder Gega ende nuk kanë hequr dorë nga pista e Valon Ahmedit.

Lojtarit shqiptar që luan me Mariborin, por nuk bën më pjesë te planet e sllovenëve. “Sport Ekspres” mëson se futbollisti do 40 mijë euro rrogë vjetore, e pranueshme për “demat”, por klubi slloven do rreth 60 mijë euro për kartonin.

Ahmedi ka vetëm 1 vit kontratë të mbetur. Klubi i kuq vazhdon të ketë kontakte me futbollistin, por ende nuk ka diçka konkrete. “Demat” duan të arrijnë te lojtari pa pasur nevojë të paguajnë aq shumë, por diçka e tillë është e pamundur. Negociatat vazhdojnë, afrimi i Ahmedit do të ishte një goditje shumë e mirë për të kuqtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *