Partizani stërvitet në Kamzë, Çani me problemet e zakonshme

Partizani më në fund është kthyer të stërvitet në Shqipëri, pas një periudhe të gjatë larg syve të tifozëve, sa për pushimet verore, aq edhe për fazën përgatitore në Itali.

Sot të kuqtë kanë nisur stërvitje në Shqipëri, duke zgjedhur tashmë Kompleksin e Ekipeve Kombëtare në Kamzë, sërish në fushë me bar artificial, si në Pezë-Helmës.

Në prani të tifozëve kuriozë, të kuqtë kanë kryer një seancë stërvitore, ku sërish ka rënë në sy fakti se sulmuesi kryesor Edgar Çani është stërvitur në mënyrë të diferencuar.

Një kontraktim në gju, apo ndonjë problem tjetër, për sulmuesin e kombëtares, i cili në gjurin e djathtë mbante një qese akulli. Përtej përgënjeshtrimeve të Partizanit, me deklarata zyrtare për shtyp, duket qartë që fizikisht Çani nuk është ende në formë perfekte, ndaj prania e tij në fushë fundjavën e ardhshme është në dyshim të madh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *