Partizani siguron shërbimet ish-t të Lionit, Hysenit!

0

Skuadra e “Demave” ka bërë një goditje të bujshme, pasi ka arritur të bindë futbollistin e ti të dalë nga shkolla franceze. Mesfushori është cilësuar si ndër më të talentuarit e Francës dhe ndjekur nga Borusia Dortmund

Eraldo Harlicaj

E gjithë vëmendja është e përqendruar te Liga e Kampioneve dhe të gjithë besojnë se Partizani i ka të gjitha energjitë e shpenzuara në këtë drejtim, por duket se të kuqtë nuk ndalen në merkato dhe po mendojnë edhe për afrimin e elementëve cilësorë. I fundit që ka dalë në skenë dhe ka arritur marrëveshjen me të kuqtë është i riu Kriss Hyseni. Futbollisti i dalë nga Akademia e Lionit të Francës ka shprehur dëshirën për t’iu bashkuar një ekipi shqiptar dhe duket se e ardhmja e tij është e lidhur me të kuqtë, pasi ka gjetur akordin me klubin e “demave” dhe do t’i bashkëngjitet ekipit për një periudh 2 javore.
Bisedimet – Lojtari është parë në ambientet e aeroportit “Nënë Tereza” dhe kjo tregon se ka lënë Francën për Shqipërinë. Ai ka pasur kontakte edhe me ekipe të tjera si Flamurtari dhe jashtë vendit, pasi ka pritur deri në momentet e fundit një përgjigje nga Grasshopersi në Zvicër. Diçka e tillë nuk është realizuar dhe në këtë situatë ka përfituar Partizani që ka gjetur menjëherë kontaktet e futbollistin dhe ka lënë edhe një takim. Burime shumë të besueshme pranë klubit të kuq bëjnë me dije se palët kanë pasur edhe një takim ku është arritur edhe marrëveshja mes të dy “kampeve”.
Afrimi – Lojtari nuk do t’i bashkohet ekipit në këtë fazë kur po përgatite për ndeshjen ndaj Ferencvaroshit. Hyseni do të dalë në stërvitje pas dy javësh, pasi të ketë përfunduar edhe ndeshja me ekipin hungarez. Lojtari është mjaft i lumtur për një aventurë të tillë, të paktën këtë i ka shprehur drejtuesve të të kuqve.
Hyseni – Kriss Hyseni është një mesfushor me tipare sulmuese që bën edhe sulmuesin e dytë. Ai ka lindur më 21 shkurt 1998 në Francë. Hyseni ka luajtur gjithë kohën për akademinë e Lionit. Për momentin futbollisti është i lirë dhe nuk do të ketë pagesa të tepërta për të, pasi ka marrë letrat nga Lioni.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image