Partizani shpërblen Çanin, lojtari firmos dy vite në Serinë C

Pas lajmit zyrtar për prishjen e kontratës në bashkëpunim, pra me një akord palësh, Edgar Çani nuk ka humbur kohë dhe menjëherë është vënë në lëvizje duke gjetur një skuadër të re, që këtë herë është në Serinë C italiane, Viboneze.

“Sport Ekspres” mëson gjithashtu se do të nënshkruajë për dy vite me skuadrën italiane, teksa me Partizanin është ndarë pasi të kuqtë i kanë dhënë një dëmshpërblim prej 50 mijë eurosh për të dalë futbollist i lirë, pasi kishte dhe një vit tjetër kontratë.

Gjatë kësaj periudhe Çani po stërvitej me ekipin e dytë, një shenjë e qartë se nuk ishte në planet e klubit. Zgjidhja më e mirë ishte ndërprerja e kontratës, pasi edhe sulmuesit nuk i leverdiste të mos luante.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *