Partizani shpall listën e Championsit

0

Skuadra e Partizanit ka shpallur listën e Champions Leagues. “Demat” e kuq kanë bërë të ditur lojtarët që do të ndeshen me skuadrën hungareze të Ferencvaroshit. Në të bie në sy afrimi i disa emrave të rinjë dhe zyrtarizimi i largimeve të tjera.

Rikthimi në këtë kompeticion pas 23 vitesh i ka bërë mirë të kuqve dhe tifozëve të Partizanti që duan të lënë sa më shumë shenjë në këtë edicion dhe të mos jenë thjesht “vizitorë”, pavarësisht kundërshtarit të vështirë. Nga skuadra që ka përballuar ndeshjen me Ferencvaroshin nuk ka ndryshuar shumë, për të mos thënë aspakdhe vetëm sa është forcuar. Ky është një lajm i mirë për të kuqtë.

Lista – Faqja zyrtare e Champions League ka shpallur gjatë ditës së djeshme listën e lojtarëve që do të jenë pjesëmarrës në këtë komepticion dhe do të mbajnë veshur fanellën e të kuqve. Në listë nuk ka shumë ndryshime dhe më tepër bien në sy afrimet dhe zyrtarizimet në sulm të skuadrës.

Futjet e reja – Skuadra është përforcuar në sulm dhe Dalibor Volash e Caleb Ekuban janë përfshirë në listë për dy ndeshjeve e radhës ndaj Ferencvaroshit.  Një tjetër afrim mund të konsiderohet edhe ai i trajnerit Adolfo Sormani. Ai ka marrë vendin e Klevis Dalipit. Në ndeshjen e parë ndaj Ferencvaroshit do të jetë edhe debutimi i parë edhe për trajnerin Adolfo Sormani.

Bindjet – Në listë shihen qartë se janë përfshirë edhe Mentor Mazrekaj, apo edhe Arbnior Fejzullahu. Dy lëvizje që nga ana e klubit duket se klubi ka të drejtë të vendosë veton mbi lojtarët, pavarësisht se kanë pasur debate mes tyre.

Lista e përfshirë

Portierë
Dashamir Xhika
Alban Hoxha
Mario Dajsinani

Mbrojtës
Renato Arapi
Ersin Hakaj
Gezim Krasniqi
Labinot Ibrahimi
Arbnor Fejzullahi
Sodiq Atanda
Renaldo Kalari

Mesfushorë
Realdo Fili
Idriz Batha
Jurgen Bardhi
Mentor Mazrekaj
Ylber Ramadani
Lorenc Trashi
Emilian Vila
Lauren Ismailaj
Sulmues
Jurgen Vatnikaj
Ardit Jaupaj
Dalibor Volash
Agustin Torasa
Caleb Ekuban

Trajner
Adolfo Sormani

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image