Partizani shkurorëzon Teutën, fiton trofeun Pascucci

Partizani ka mundur Teutën në finalen e trofeut “Pascucci”. Të kuqtë kanë triumfuar më rezultatin e pastër 2-0 dhe e kanë bërë tyrin këtë trofe, që vjet e ishin fituar durrsakët. Belica shënoi golin e  parë pas një harkimi të Trashit, kurse Mala “vulosi” gjithçka.

Mesfushori shtatshkurtër depërtoi mirë në zonë dhe realizoi golin e dytë. Partizani e fitoi edhe ndeshjen e parë me Lirinë dhe me dy triumfit bëri tijin trofeun “Pascucci”.

Teuta-Partizani 0-2
Shënues: Belica 17’, Mala 30’

Partizani: Hoxha, Bitri, Atanda, Belica, Trashi, Hila, Telushi, Mala, Asani, Progni, Hebaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *