Partizani pa identitet, Lushnja i merr barazimin

Pas humbjeve me Kukësin dhe Skënderbeun Partizani, nuk shkon më shumë se një barazim 1-1 në transfertë me Lushnjen. “demat” humbasin dy pikë me shumë vlerë ndaj një kundërshtari shumë inferior në letër, por që në fushën e blertë tregon se e respekton kampionatin dhe merr një pikë pas shumë ndeshjesh. “Të kuqtë” tashmë duhet të bëjnë kujdes për zonën europiane, pasi tashmë rrezikojnë sërish dhe ky barazim mund t’u kushtojë shumë. Në pjesën e dytë ishte Pepa që realizoi fillimisht me anë të një 11-metërshi, ndërsa pak minuta para fundit Batha barazoi shifrat.

Lushnja 1-1 Partizani

Shënues: Pepa 69? (penallti)/ Batha 88′

 

Lushnja: Bejte, Magani, Korreshi, Premçi, Marku, Taullau (Haxhiu 57?), Gava, Pepa, Papa, Mone (Çela 67?), Sefa (Alushi 38?). Trajner: Ilir Gjyla. (Të gatshëm: Spaho, Meto, Koreshi, Ademi).
Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Gojkoviç, Trashi, Asani (Sulejmani 78?), Batha (Ramadani 57?),Telushi (Mala 57?), Bardhi, Çani, Abdurrahimi. Trajner: Klevis Dalipi. (Të gatshëm: Xhika, Fejzullahi, Culum).

Kartonë të verdhë: Magani 54’/ Mala 68?

One thought on “Partizani pa identitet, Lushnja i merr barazimin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *